BallinaAktualitet"Unë do hetoj Altin Dumanin brez pas brezi"/ Ilir Meta: Të kujtohet...

“Unë do hetoj Altin Dumanin brez pas brezi”/ Ilir Meta: Të kujtohet o Çim Peka, që më the arratisu?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prej disa ditësh ka bërë disa deklarata të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta është shprehur se në Prokurori janë në garë se kush do të firmosë arrestimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Për kreun e SPAK, Altin Dumani, Ilir Meta u shpreh se ka menduar se do të bënte diçka, por tha se “e ka tepruar shumë, duke përmendur aq shumë emrin tim dhe duke më çuar edhe njerëz që të largohem nga Shqipëria”.

“Unë do e hetoj atë brez pas brezi, dhe cilindo që bën presione politike. Nuk është personale që Gjykatat përdoren për ti marrë vulën PD-së, nuk është personale që të tentosh të godasësh Ilir Metën”, tha ai.

Ilir Meta: Ai ishim bashkë një ditë që më the bërë gabim që erdhe nga Austria, që thanë iku Meta, u arratis Meta. Nuk po them emrin e gazetares! A më the që ka thënë kjo gazetare në Prokurori është garë e madhe se kush do të firmosë arrestimin e Ilir Metës dhe Monikës?!

Çim Peka: Shumë e vërtetë, lajme të dala nga SPAK.

Ilir Meta: Unë ça të thashë?

Çim Peka: Ata kanë ndërtuar rrjetin e gazetarëve dhe shpërndajnë lajme se kur do arrestohen dhe kush do arrestohet.

Ilir Meta: Unë nuk kam folur për këtë zotërinë fare. Kam menduar se ky po bënte diçka. Këta bëjnë cdo hetim me regji. Unë për SPAK kam folur. Në kohën e Krajës unë e kam akuzuar SPAK për atë ngjarjen e Elbasanit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular