BallinaAktualitetDorëzimi i nipit nga gjyshja, policia jep detaje: I mituri është me...

Dorëzimi i nipit nga gjyshja, policia jep detaje: I mituri është me nënën e tij! Ja si është gjendja e 3-vjeçarit

Policia ka dhënë detaje nga dorëzimi i 3-vjeçarit nga gjyshja e tij, Barie Gjuni, në Prokurorinë e Durrësit gati një javë pasi e rrëmbeu dhe u zhduk së bashku me të miturin.

Uniformat blu informojnë se Amar tashmë është me nënën e tij, 23-vjeçaren Ile Gjuni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore”, raporton policia.

Ndërkohë po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Deri më tani në pranga kanë rënë gjyshi i të miturit Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/ Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular