BallinaLifestyleBeatrice Luzzi flet për Masimilianon dhe surprizon Heidin , banorja shtanget kur...

Beatrice Luzzi flet për Masimilianon dhe surprizon Heidin , banorja shtanget kur e shikon në shtëpi

Heidi Baçi, u surprizua sonte nga Beatrice Luzzi, aktorja e famshme italiane që kapi finale e ‘Grande Fratello.

Aktoren e famshme Heidi e ka përmendur jo pak herë në Big Brother Vip Albania, por sigurisht nuk e ka marrë kurrë me mend që ajo mund të vijë ta takojë.

Si e shikon ajo marrëdhënien e Heidit me Masimilianon?

“Heidi më bëri për vete sepse gjeta te ajo një person të rrallë. Kishte një siguri të vetën, tregonte shumë sensualitet dhe na mungoi shumë dhe e kemi kujtuar shumë, ishte humbje shumë e madhe dalja e saj. Ne kemi pasur të përbashkët presionin që Masimiliano na bëri në aspekte të ndryshme. Mënyra e tij jo e mirë të themi, por sipas meje jam shumë e sigurt se ajo do ia dilte mbanë shumë mirë dhe vetëm”, tha aktorja.

Për raportin me Romeon ajo tha: Uroj ta mbrojë këtë histori nga të tjerët. Ndonjëherë dhe vetë nga vetja e saj.

Para se të futej në shtëpi, Hediti iu transmetua një klip ku i tregohej pak a shumë si kishin shkuar gjëra në Grande Fratello, ku pa se Beatrice kishte dalë e dyta në finale. Më pas asaj iu tha se Beatrice ka një surprizë për të…  e cila në fakt i erdhi brenda në shtëpi duke i recituar një nga poezitë që Heidi ka shkruar.

“Të lutem mos u dorëzo”, i tha ajo Heidit.

“Nuk e keni idenë sa e vlerësoj”, i tha Heidi mes emocionesh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular