BallinaSport“Gol fantazme”, polemika dhe Belingam në shtesë. Reali mund Barcelonën dhe bën...

“Gol fantazme”, polemika dhe Belingam në shtesë. Reali mund Barcelonën dhe bën formalitet titullin

Real Madrid ka fituar në mënyrë dramatike “El Clasico” ndaj Barcelonës, me përmbysje, duke bërë formalitet titullin kampion në La Liga kur mbeten 6 javë nga fundi i saj. Një fitore 3-2 që ka ardhur në mënyrë dramatike dhe jo pa polemika, si zakonisht.

Ndeshja ka qenë shumë e hapur me të dy skuadrat që krijuan raste dhe momente spektakli, siç e meriton të jetë në “El Clasico”. Miqtë shënuan shpejt me Kristensen, por penalltia e shkaktuar nga Kanselo solli barazimin e Vinicius. Si çdo “El Clasico” i denjë, edhe ky kishte momenti n e polemikave, pasi kishte një “gol fantazmë” që nuk u dha në favor të Barcelonës në pjesën e parë.

Kjo e fundit gjeti përsëri avantazhin në pjesën e dytë me Fermin Lopez. Por pak minuta më vonë, Lukas Vazkez barazoi shifrat. Në fund, kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, ishte Belingam ai i cili shënoi në shtesë golin e fitores 3-2.

Një sukses që ngjit Realin 11 pikë larg Barcelonës në kreun e renditjes dhe bën formalitet titullin kampion kur mbeten edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular