BallinaAktualitetIlir Meta: Nuk kam frikë se mos më arrestojë "gagaçi" Altin Dumani,...

Ilir Meta: Nuk kam frikë se mos më arrestojë “gagaçi” Altin Dumani, atij i merret goja. Të huajt më kanë izoluar, por jam lodhur me ta, s’i takoj më se..

Në një konferencë për mediet nga Shkodra kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka lëshuar sërish akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.

I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror “që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria”.

“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave.

Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja, që s’di të thotë dy fjalë.

Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë.

Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër”, tha ai.

I pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtaret, Meta është shprehur se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarë të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë “të kapur”, siç i quan ai.

“Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijen sot ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime.

Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi ai.

Por gjatë konferencës në Shkodër, ai foli edhe për konventën e 27 Prillit, ku deklaroi se ka një program ambicioz me 5 shtylla kryesore të cilin do ta përqafojnë shqiptarët. 

Të shtunën e ardhshme Ilir Meta ka thirrur konventën kombëtare, ku do të bëjë veten President, e do t’i japë poste vetëm të besuarve të tij, duke larguar nga ekipi drejtues grupin Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular