BallinaKronikeKonflikt me armë të ftohta në Shkodër/ Plagosen babë e bir, arrestohet...

Konflikt me armë të ftohta në Shkodër/ Plagosen babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Policia bën me dije se si pasojë e konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të plagosur babë e bir, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë kapur dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular