BallinaAktualitet“Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit”, gazetari zbulon strategjinë e Metës, çfarë fshihet...

“Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit”, gazetari zbulon strategjinë e Metës, çfarë fshihet pas kërcënimeve ndaj SPAK

Gazetari Sokol Bregu foli për kërcënimet dhe fyerjet që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Bregu tha se sulme të tilla janë të kuptueshme për shkak se Meta është i shqetësuar se ajo çfarë ka rezultuar pas hetimeve të SPAK ndaj tij, mund t’i ndërpresë përfundimisht aktivitetin politik.

“Çdo njeri që po i vjen një ndërprerje e një aktiviteti politik pritet që të bëjë sulmet e veta. Unë nuk e kuptoj se çfarë do prisnim nga Meta, të thoshte “faleminderit SPAK që po më heton”? Shqetësohen më shumë ata që e shohin këtë retorikë dhe nuk shqetësohet ai.

Po të ishte kaq i shantazhueshëm të gjithë ata që ishin në akuzë do dilnin të flisnin kështu dhe të shpëtonin. Ajo që ne mendonim është se duke qenë se ai ka mbajtur postet më të rëndësishme të vendit, duhet të ketë një formë paraqitje ndryshe”, u shpreh Bregu.

Ndër të tjera ai tha se kjo qasje e ashpër nga Meta ndaj SPAK, vjen pasi kryetari i PL po përpiqet të shtyjë në kohë dorëzimin në GJKKO të dosjes së hetimeve mbi aferën “CEZ-DIA”.

Ndërsa theksoi se lidhur me 3 çështjet për të cilat po hetohen Meta dhe Kryemadhi, e ëma e kësaj të fundit ishte ndër të fundit në listën e dëshmitarëve.

“Mbase kjo është një mënyrë sesi Meta mund ta shtyjë në kohë të gjithë hetimin e tij. Kjo mund të jetë një frenim, një strategji që ta largojë pak në kohë dërgimin e dosjes që ka më shumë se 5 vite që hetohet. Mirëpo dosja ka qenë e pahetuar gjatë kohës që Meta ka qenë president dhe kur e humbi imunitetin, hetimi ka vijuar me shpejtësi.

Ka ardhur koha që t’i japë një përfundim SPAK nëse do e dërgojë në GJKKO. Jemi në fund të hetimeve. Mesa di unë lidhur me dosjen, vjehrra ishte një ndër dëshmitarët e fundit që do merrej në pyetje por ajo është për pistën e fshehjes së të ardhurave dhe evazionit. Dje kishte një thirrje të ish-anëtarit të LSI, Ralf Gjoni për lobimin. Pra bëhet fjalë për 3 çështje”, tha gazetari.

Sipas tij, SPAK nuk është indimituar aspak nga kërcënimet apo akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular