BallinaEkonomiDPT: Në rast keqdeklarimi drejtohuni te Drejtoritë Rajonale përkatëse për rishikim këstesh

DPT: Në rast keqdeklarimi drejtohuni te Drejtoritë Rajonale përkatëse për rishikim këstesh

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një njoftim të fundit, ka sqaruar bizneset se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi përqindjen e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023.

Ndërkohë, njohja e shpenzimeve në masën 30% do të aplikohet vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025, sqaruan tatimet.

Duke qenë se viti 2024 është viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, këstet bazohen mbi deklarimin e fitimit të vitit 2023, deklarimi për të cilat kryhet sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër për “Tatimin mbi të Ardhurat”.

Theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025.

Kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetë deklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara.

Nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024. Kështu që, sikurse e përcakton edhe Ligji këstet paraprake do të llogariten mbi fitimin e vitit paraardhës.

Rishikimi i kësteve
Tatimet kanë pohuar se tatimpaguesit, që në rast keq deklarimi nga ana e tyre, ti drejtohen Drejtorive Rajonale përkatëse për rishikim këstesh, për tatim të drejtë.

“Këshillojmë çdo tatimpagues, që pretendon se kësti paraprak i vitit 2024 është shumë i lartë apo në rast keq deklarimi nga ana e tyre, t’i drejtohet me kërkesë për rishikim të kësteve Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, e cila do të shqyrtojë me prioritet çdo kërkesë për këtë qëllim, për tatim të drejtë sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular