BallinaAktualitetVIDEO/Historia e arratisjes më e pasuksesshme! Të burgosurit hapën tunelin, por gabuan...

VIDEO/Historia e arratisjes më e pasuksesshme! Të burgosurit hapën tunelin, por gabuan drejtim. U kapën mat nga policët që…

Titullin e arratisjes më të pasuksesshme në histori e meritojnë të burgosurit në Venezuelë, të cilët pasi hapën tunele dhe kaluan muret e burgut, u përpallën me një grup prej 30 policësh që po ushtroheshin jashtë burgut. Në videon në të cilën është regjistruar arratisja e dështuar, shihen disa nga 20 të burgosurit që morën pjesë në të arratisje, por që u kapën mat.

Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar e të burgosurve i shtyu ata të hapnin tunelin drejt zonës së stërvitjes në selinë e policisë në qytetin venezuelian Maracaibo.

Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll” me tre prej të burgosurve të plagosur lehtë kur tentuan të arratiseshin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular