BallinaPolitikeA ka shqetësim apo informacion se do shkojë në burg? Ja si...

A ka shqetësim apo informacion se do shkojë në burg? Ja si përgjigjet Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i ftuar në një emision televiziv  ka folur për deklaratat e tij të fundit kundër kreut të SPAK Altin Dumani.

Pak ditë më parë, Meta tha se edhe nëse e fusin në burg, ai do e shkatërroj atë që e quan celulë kriminale.

Por i pyetur nga analisti Mentor Kikia nëse ka ndonjë informacion për arrestimin e tij dhe se ka frikë nga burgu, Meta u shpreh i qetë se nuk e shqetëson asnjë gjë.

Meta: Dumani nuk ka formimin më elementar për profesionin që ka.

Kur mbron Ahmetajn, metamorfozën pas zgjedhjeve, pse nuk veproi pas Dakos para zgjedhjeve? Kjo është drejtësia me regji. Ai thotë u lodhëm duke hetuar drejtorë që të shpëtojnë Veliajn, hetojnë ministra për të shpëtuar Ramën.

Për Dvoranin kisha unë të drejtë, edhe për Dumanin kam unë të drejtë. Këta po përdoren për asgjesimin e pluralizmit.

Është kthyer në vegël të Edi Ramës. Në çfarë burgu do më fus ai mua? Në burg është ai sepse nuk është i lirë, nuk është vetvetja. Ju e keni parë që ai nuk ka asnjë lloj niveli.

Kikia: Çfarë iu shtyn ju të referoni fjalën burg?

Meta: Asnjë shqetësim fare. Kam 30 vjet me këto punë. Ai ka ardhur me porosi të Edi Ramën dhe McGonigal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular