Kryetari i PL, Ilir Meta ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me situatën politike në vend dhe brenda forcës politike që ai drejton.
Meta tha se në konventën e PL që zhvillohet më 27 prill, është i ftuar edhe SPAK, të cilin e ka sulmuar së fundmi.
Duke ironizuar organin e drejtësisë, kryetari i PL tha se edhe SPAK mund të japë kontributin e tij në Konventë.
Blendi Fevziu: Kam dëgjuar që SPAK-u, deri tani ç’thuhet, ka kërkuar një masë, nuk e di çfarë mase sigurie për ju?
Ilir Meta: SPAK-u është i mirëpritur në konventë kur të ketë dëshirë.
Blendi Fevziu: SPAK-u s’vjen të ndalojë konventën, por ne nuk e dimë masën, por deri më tani sipas gazetarëve të kronikës SPAK-u ka çuar në gjykatë masën e sigurisë për ju?
Ilir Meta: I dashur zoti Blendi, SPAK-u të japë kontributin e vet në mbarëvajtjen e konventës, është i mirëpritur në cilëndo formë, pa asnjë diskutim. Kemi gjë tjetër?