BallinaAktualitetHetimet për blerje votash/ SPAK thërret ish-kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e...

Hetimet për blerje votash/ SPAK thërret ish-kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Krujës. Deri tani janë pyetur 30 persona

spot_img
spot_img

SPAK ka thirrur këtë të premte ish-kandidatin për bashkinë e Krujës, Agron Loka.

Burime për News 24 bëjnë të ditur se Loka është thirrur për t’u pyetur lidhur me hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Loka është pyetur nga hetuesit si person që ka dijeni. Kjo pasi, pak orë para zgjedhjeve të 14 majit, një 48-vjeçar u arrestua nga Policia e Krujës pasi u kap me listë emrash dhe para në dorë me qëllim për të blerë vota. Policia deklaroi se i arrestuari blinte vota për kandidatin e Rithemelimit, Agron Loka.

Të arrestuarit Bedri Murati, policia i gjeti në automjetin e tij tip “Volkswagen” një shumë parash prej 69 mijë lekë të reja, disa prerje në euro si dhe një listë të zgjedhësve të njësisë administrative Cudhi, Krujë.

SPAK po zhvillon hetime prej disa muajsh ndërsa mësohet se prokurorët kanë pyetur të gjithë personat e gjetur në listën që dispononte Murati. Numri i personave të pyetur nga SPAK është rreth 30, emra të cilët u gjetën në listën e Muratit.

Pas arrestimit të tij, u verifikua se Bedri Murati ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

SPAK po zhvillon hetime prej disa muajsh ndërsa mësohet se prokurorët kanë pyetur të gjithë personat e gjetur në listën që dispononte Murati. Numri i personave të pyetur nga SPAK është rreth 30, emra të cilët u gjetën në listën e Muratit.

Prokuroria e Posaçme SPAK po kryen hetime për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular