BallinaAktualitetU prehsh në paqe në Krujën tënde që e deshe kaq shumë...

U prehsh në paqe në Krujën tënde që e deshe kaq shumë Nderim Kupi!

spot_img
spot_img

Nga Sabah Sheta
Kruja do përcjell të premten për në banesën e fundit një nga djemtë e saj më të mirë. Nderim Kupi i derës së madhe të familjes atdhetare dhe patriotike Kupi ka ndërruar jetë. Është ky një lajm i hidhur për çdo krutan që Nderimi, lindur në vitin 1938 në Krujë, djali nacionalistit Ibrahim Kupi i vrarë nga forcat partizane, nipi i gjeneral Abaz Kupit nuk është më mes nesh. Emri, historia, fjala dhe aktiviteti i Nderimit dhe familjes Kupi janë trashëgimi dhe krenari për Krujën dhe krutanët të cilët kanë se çfarë të arkivojnë në historinë e Shqipërisë dhe rrëfejnë brezave për atdhetarizmin, veprën patriotike të familjes Kupi nga Kruja e historisë dhe shqiptarisë. Nderimi, është dëshmia e qartë e rezistencës ndaj të keqes siç ishte instalimi i komunizmit në Shqipëri. Ai ishte guximtari, që pavarësisht persekucionit guxoi të thyejë prangat e diktaturës së instaluar në Shqipëri duke vënë veten përballë alternativës: Ose i larguar nga Shqipëria komuniste, ose plumb në kufi dhe arrestim dhe dënim me burg apo deri në vdekje si pasojë e arratisjes. Nderimi ia doli, sfidoi diktaturën dhe së bashku me familjen në vitin 1956 largohen drejt Jugosllavisë dhe pas mjaft sakrificash dhe vuajtjesh atje mundi të marrë azil për në tokën e lirisë dhe vendin me demokratik në botë SHBA. Nderim Kupi nuk do ta ndërpriste aktiviteti patriotik dhe politik edhe në Shtete të Bashkuara të Amerikës duke mbajtur dhe pozicione drejtuese në Organizatën Kombëtare Lëvizja e Legalitetit. Rrëzimi i diktaturës dhe ardhja e demokracisë në Shqipëri do ishte një ëndërr e plotësuar për Nderim Kupin dhe familjen e tij të madhe. Nderimi ishte një mendje e hollë ndaj dhe ka ditur shumë mirë të jap kontributin e tij sa herë i është kërkuar për një demokraci perëndimore në Shqipëri.

Nesër, të premten më 26 prill 2024 familjarët, miqtë, aktivistët politikë dhe nacionalistë bashkëpunëtorë të Nderim Kupit, vëllezërit dhe motrat krutanë të pikëlluar, do të përcjellin për në banesën e tij të fundit, një nga kollozët e patriotizmit shqiptar duke jetuar më tej më kujtimet më të mira nga veprat fisnike të tij

Si krutan, por dhe si kryetar i degës së PD Krujë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kupi, miqve dhe të afërmeve, bashkëshortes Lolitës, djalit Kupi, dhe vajzës Ilirja dhe bashkohem me dhimbjen e tyre. U prehsh në paqe djali ynë krutan Nderim Kupi!

Varrimi: Ditën e Premte, datë 26/04/2024 ora 11.00 në Krujë. Të gjithë ta përcjellim siç e meriton dhe do të deshte Nderim Kupi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular