Jurgen Klop nuk do ta festojë vitin e tij të fundit te Liverpuli me trofeun e titullit kampion. Por me sa duket, me largimin e tij do të prishë marrëdhëniet edhe me një prej personave me të cilët ka kaluar më shumë vite në klubin anglez, Mohamed Salah.
Sinjali i qartë ishte sot në ndeshjen që skuadra e tij barazoi me shifrat 2-2 ndaj Uest Hem, ku të dy patën një sherr publik në pjesën ë dytë të ndeshjes në fjalë. Salah po bëhej gati të hynte në fushë si zëvendësues, kur Klop iu drejtua me disa fjalë dhe egjiptiani ia ktheu shumë i nervozuar edhe me gjeste.
U desh ndërhyrja e Darvin Nunjez që egjiptiani të ndalej në shpërthimin e tij të pazakontë ndaj trajnerit në momente që nuk ishin parë ndonjëherë mes të dyve.
SHIH VIDEON
Në fund të ndeshjes, ata u shkëmbyen përsëri, por nuk i folën njëri-tjetrit. Pas sfidës, Klop tha se gjithçka ishte sqaruar në dhomat e zhveshjeve, ndërsa Salah dha një mesazh shumë të pazakontë. “Po fola, do të ketë flakë”, tha ai duke u larguar nga gazetarët.