BallinaSportTirana jashtë “Final Four”, Partizani triumfon në derbi, vendos dopieta e Maguette

Tirana jashtë “Final Four”, Partizani triumfon në derbi, vendos dopieta e Maguette

spot_img
spot_img

Partizani triumfon 1-2 ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit, takim ky i luajtur në “Air Albania” dhe i vlefshëm për javën e 33-të të kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi pretendoi penallti në minutën e nëntë për një kontakt Mici-Rrapaj, por arbitri Eldorjan Hamiti bëri me shenjë që loja të vazhdojë, vendim ky i marrë pas një komunikimi në kufje.

Një eurogol i Maget nga distanca dërgoi në festë tifozërinë e kuqe në shkallët e stadiumit, në minutën e 15-të. Në këtë rast, portieri Kozi nuk mund të bënte asgjë, pasi një devijim i ndërroi disi udhë topit. Në të 39-tën, Partizani vizitoi sërish portën e Tiranës, me “gardianin” Kozi që neutralizoi një goditje nga distanca të Rrapaj, përpara se në topin e kthyer, Keko të shpërdoronte një mundësi tjetër të mirë.

Djemtë e Erbim Fagut vendosën ekuilibrat në të 41-tën me Kristal Abazaj, i cili u tregua i saktë me një goditje me kokë. Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të për një ndërhyerje ndaj Kekos, por arbitri ndryshoi vendimin pas një rishikimi me VAR. Në pjesën e dytë, Partizani shtoi presionin në zonën e kundërshtarit, Skuka-Keko “flirtuan” me golin, por vetëm kaq (65’). 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, sërish Skuka protagonist, me 25-vjeçarin që nuk shfrytëzoi si duhet një rast para portierit.

Jonuzi la Tiranën me 1 lojtarë më pak, Jonuzi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa shtesa do sillte golin e triumfit në krahun tjetër. Në minutën e 3-të shtesë, e majta e Maget gjeti të papërgatitur Kozin, duke bërë që Partizani me këtë fitore të renditet në vendin e 3-të me 54 pikë. Me këtë disfatë në derbi, Tirana është jashtë Final Four për momentin, pasi renditet në vendin e gjashtë me 46 pikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular