Mirlind Daku ka shënuar golin e vetëm të Rubin Kazan, gjatë përballjes që kishin këta të fundit me Ural, në javën e 26-të të kampionatit rus të futbollit.
Në minutën e 43-të të lojës, sulmuesi shqiptar kalon disa kundërshtarë, dhe lëshon një goditje potente drejtë zonës, teksa portieri i miqve e kishte të pamundur që të arrinte topin, dhe kështu përfundoi në rrjetë. Kjo ishte java e dytë radhazi që 26-vjeçari shënon për ekipin e tij, teksa këtë sezon ka arritur të realizojë 7 gola dhe 4 asist, në 24 ndeshje që ka luajtur në kampionatin rus.
Daku po jep shenja të mira dhe është një nga kandidatët kryesorë për sulmin që do të ketë Kombëtarja shqiptare në Euro 2024.