Një shtetase me inicialet N.J ka kallëzuar në Policinë e Vlorës se nipi i saj 40 vjeç është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ajo tha se nipi është larguar nga shtëpia që më datë 26.04.2024.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.04.2024, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasja N. J., se prej datës 26.04.2024, është larguar nga banesa nipi i saj, shtetasi F. D., 40 vjeç, me të cilin ka humbur kontaktet. Punohet për gjetjen e tij.