BallinaAktualitetShembet një pjesë e autostradës në Kinë, të paktën 19 persona kanë...

Shembet një pjesë e autostradës në Kinë, të paktën 19 persona kanë humbur jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Kinën Jugore, pasi një pjesë e një autostrade është shembur, duke lënë të paktën 19 persona të vdekur.

Rreth 18 makina u bllokuan në një pjesë për rreth 18 metra të autostradës e cila u shemb, sipas një deklarate nga autoritetet në qytetin Meizhou në provincën Guangdong. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00.

Dëshmitarët i thanë mediave lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe panë një vrimë të hapur disa metra të gjerë pas tyre pasi kaluan pjesën e rrugës pak para se të shembej.

Punëtorët e shpëtimit kanë dërguar 30 persona në spital, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular