BallinaSociale“Këngët e Atdheut tim”, koncert në nder të poetit të njohur Lefter...

“Këngët e Atdheut tim”, koncert në nder të poetit të njohur Lefter Çipa! Një jetë kushtuar polifonisë shqiptare

spot_img
spot_img

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore solli mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shfaqjen “Këngët e Atdheut tim”.

Koncerti me pjesëmarrjen e një numri të madh këngëtarësh u realizua në nder të Mjeshtrit të Madh të Penës dhe Polifonisë së Jugut, Lefter Çipës, “Nderi i Kombit”. Vlerat muzikore, pjesë korale të përpunuara nga krijimtaria e mjeshtrit Çipa dhe ndërthurje e polifonisë vokale me instrumentet popullore, si dhe etydi koreografik erdhën nga orkestra, solistët, grupi vokal, grupi i valleve të AP-së, si dhe grupeve të ndryshme polifonike.

Për herë të parë erdhi në duet diva e TKOB Eva Golemi me legjendën e rokut shqiptar, Aleksandër Gjoka, në një përpunim të këngës së famshme “Tundu bejke e bardhë” nga kompozitori dhe drejtori artistik i Ansamblit Kombëtar, Sokol Marsi. Koncerti pati pjesëmarrjen e veçantë të artistit Bujar Asqeriu “Nder i Kombit”, solistëve Malvina Likaj, Aranit Hoxha, Denisa Gjezo, Mirela Aliaj, Raimond Kllogjeri, Avni Miraka; solistëve valltarë Gëzim Halili, Helga Saraçi, Marjana Shkreta, Rei Berisha, Frenki Ziaj.

Pjesëmarrës në koncert ishin edhe Irini Qirjako, Petrit Lulo, Artur Vera, Bashkim Alibali, Hatixhe Lushi, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Pilurit e shumë artistë të tjerë. Poeti Lefter Çipa (Pilur, 1942-2021) është autori më prodhimtar i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike. Lefter Çipa konsiderohet si autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore dhe ka qenë pjesëmarrës me krijimet e veta në Festivalet Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë.

Lefter Çipa është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat edhe me dekoratën më të lartë “Nderi i Kombit”. Lefter Çipa lindi në Pilur më 14 shkurt 1942 dhe vdiq më 18 shkurt 2021). Ai ishte poet. Është një ndër poetët më të shquar shqiptarë. Autor i 18 librave të botuar me poezi, Lefter Çipa është dekoruar “Nderi i Kombit” në 28 nëntor 2020. Konsiderohet “princi i sotëm” i polifonisë shqiptare. Autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve më këmbëngulës të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit.

Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike. Lefter Çipa konsiderohet si autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore. Ky autor ka qenë pjesëmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qenë i lauruar në çdo Festival Kombëtar. Lefter Çipa ka botuar një numër të shumtë artikujsh për autorë dhe përfaqësues të shquar të letërsisë kombëtare shqiptare.

Ka një arkiv të pasur me dokumente që flasin për fondin autentik të vlerave polifonike shqiptare në bregdetin e Himarës dhe zonat e tjera arbërore. Shumica e personaliteteve më të shquara të kulturës, mendimit dhe kërkimit shkencor kulturologjik kanë përcjellë vlerësime dhe publikime të rralla vlerësuese për veprën, kontributin dhe vlerat shumëplanëshe të këtij autori dhe organizatori të shquar të veprimtarive polifonike dhe folklorike shqiptare në gjithë hapësirën.

Dhjetëra tekste të këtij autori janë në fondin e artë të këngës së lehtë shqiptare të kënduara nga këngëtarët më të famshëm të 100 çiteve të fundit. Lefter Çipa mbahet mend si bashkorganizatori nismëtar i trios së famshme vlonjate. Krijimtaria e tij është burimi ku ushqehen shumë prej këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.

Ndër librat e autorit janë “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”, “Ju dua si mallin e zemrës”, “Vij nga drita”, “Këngët e Atdheut tim” (vëllimi i parë), “Ëndrra nëpër duar”, “Njerëz me dritë” etj.. Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori. Është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat me më të lartën “Nderi i Kombit”.

U nda nga jeta më 18 shkurt 2021. Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori. Është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat me më të lartën “Nderi i Kombit”. U nda nga jeta më 18 shkurt 2021.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular