BallinaAktualitet“Dumani, drejtues me integritet”, Dash Sula kundër Berishës dhe Metës: SPAK, i...

“Dumani, drejtues me integritet”, Dash Sula kundër Berishës dhe Metës: SPAK, i vetmi mjet shpëtimi për vendin

spot_img
spot_img

Deputeti i PD, Dashnor Sula vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Sula tha se SPAK drejtohet nga një prokuror me integritet dhe i ndershëm si Altin Dumani.

Deklaratat e deputetit demokrat janë kundërthënëse me qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të cilët e quajnë SPAK-un çetë partiake dhe mashë në duart e PS.

“Në çdo takim të gjithë qytetarët e thjeshtë flasin për SPAK-un. Kanë besim qytetarët që do të shpëtojnë nga kjo e keqe e madhe që ka kapur Shqipërinë nga mazhoranca dhe politika në tërësi. Thonë do të jetë SPAK-u mjeti i shpëtimit. Është fatkeqësi, por është e vërtetë. Nuk pretendoj që të gjithë prokurorët e gjyqtarët e SPAK janë shumë të mirë. Por po përmend katër persona, dy dibranë Altin Dumanin dhe Adnan Xholin, Behar Dibra e Elvin Goga të cilët janë të katër prokurorë me integritet dhe shumë të ndershëm“, u shpreh Sula, duke shtuar se rezultatet e SPAK janë pozitive pavarësisht pengesave që i bëhen nga politika.

Ai shtoi më tej se: “Këto prokurorë duhet të jenë në detyrë si të gjithë prokurorët e tjerë, jo me afat kohor. Specifika e punës që ka Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata është e një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë. Nëse nuk kanë garancinë e përmbushjes së detyrave, pasi ikin nga kjo detyrë mund të kenë probleme. Këto duhet të jenë aty në respektim të ligjit dhe Kushtetutës. Deri më sot rezultati është pozitiv, pavarësisht pengesës që i bëhet.”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular