Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani i cili qëndroi në fushë 74 minuta, duke bërë një paraqitje dinjitoze kundër Sasuolos.
Arbër Hoxha renditet i dyti pasi ishte vendimtar në fitoren e Dinamos së Zagrebit me golin e realizuar në minutën e 89-të.
Vendi i tretë shkon për Enis Çokaj pas një paraqitje të mirë në fitoren e Osijekut kundër Lokomotivës së Zagrebit.
Zulfiu Iljasa shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij Zhenis në humbjen me Jelimai Semei. Në vendin e fundit pozicionohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Ai e nisi sfidën si titullar në fitoren kundër Interit.