BallinaEkonomiShtohen kriteret për ngritjen e stabilimenteve të prodhimit të filizave; Rregullat e...

Shtohen kriteret për ngritjen e stabilimenteve të prodhimit të filizave; Rregullat e reja hyjnë në fuqi nga 1 janari 2025

Nga 1 janari 2025 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja për ngritjen e stabilimenteve të prodhimit të filizave që përdoren për mbjellje nga fermerët.

Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se për operatorët e biznesit ushqimor rritës të filizave në stabilimente, dhënia e lejes për ngritjen e tyre do të kërkojë përmbushje të plotësimit të disa kushteve të reja.

Përveç kritereve që janë në fuqi, sipas udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë zbatimi i rregullave të reja përfshin që nga shtrirja dhe planimetria e stabilimenteve që duhet të lejojë kushte të larta higjienike deri te dezinfektimi i ambienteve të rritjes së filizave.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do t’i miratojë këto stabilimente vetëm me kusht që ato të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në shtojcën I, të udhëzimit nr. 22, datë 25.11.2010, “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimor” dhe me shtojcën e këtij udhëzimi”.

Rregullat e reja përcaktojnë se: 1. Planimetria dhe shtrirja e stabilimenteve duhet të lejojë praktika të mira të higjienës së ushqimit, duke përfshirë mbrojtjen kundër kontaminimit ndërmjet dhe gjatë operacioneve. Në veçanti, sipërfaqet (përfshirë sipërfaqet e pajisjeve) në zonat ku trajtohen ushqimet dhe ato në kontakt me ushqimin duhet të mbahen në gjendje të mirë dhe të jenë të lehta për t’u pastruar dhe kur është e nevojshme për t’u dezinfektuar.

  1. Duhet të sigurohen ambiente të përshtatshme për pastrimin, dezinfektimin dhe ruajtjen e enëve dhe pajisjeve të punës. Këto objekte duhet të jenë të lehta për t’u pastruar dhe të kenë furnizim të mjaftueshëm me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë.
  2. Kur është e nevojshme, duhet të sigurohen masa të përshtatshme për larjen e ushqimit. Çdo lavaman ose objekt tjetër i parashikuar për larjen e ushqimit duhet të ketë furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm dhe të mbahet i pastër dhe kur është e nevojshme i dezinfektuar.
  3. Të gjitha pajisjet me të cilat farat dhe filizat bien në kontakt duhet të jenë të ndërtuara në mënyrë të tillë, të jenë nga materiale të përshtatshme, të mbahen në kushte të mira pune dhe mirëmbajtjeje, të mundësojnë mbajtjen pastër dhe kur është e nevojshme të dezinfektohen në mënyrë që të minimizohet çdo rrezik ndotjeje.
  4. Procedurat e duhura duhet të vendosen për të siguruar, që a) objekti që prodhon filiza mbahet i pastër dhe kur është e nevojshme dezinfektohet; b) të gjitha pajisjet me të cilat bien në kontakt farat dhe filizat pastrohen në mënyrë efektive dhe kur është e nevojshme, dezinfektohen. Pastrimi dhe dezinfektimi i pajisjeve të tilla duhet të bëhet me një frekuencë të mjaftueshme për të shmangur çdo rrezik kontaminimi”, përcaktohet në udhëzim.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular