BallinaAktualitet79 vjet nga përfundimi i tragjedisë më të përgjakshme të njerëzimit dhe...

79 vjet nga përfundimi i tragjedisë më të përgjakshme të njerëzimit dhe triumfit mbi nazi-fashizmin!

Nga Bujar Leskaj

Kjo fitore e madhe per njerëzimin , njëherazi solli edhe faktin e hidhur : shumë shtete europiane u vendosën nën thundrën gjakatare të sistemit komunist, i cili u instalua për 45 vjet (1945-1990) dhe për 45 vjet jetoi me përgjakje dhe ishte po aq i rrezikshëm, po aq fashist, po aq gjakatar, po aq antidemokratik sa nazismi gjerman. 8 maji është dita në të cilën mori fund një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit, ndërkohë që 9 maji kremtohet si dita e fitores mbi fashizmin. Me kapitullimin e Gjermanisë përfundoi Lufta e Dytë Botërore, e cila nisi si revansh i forcave fashiste dhe përfundoi si triumf i koalicionit të madh të forcave përparimtare, progresiste perëndimore me në krye SHBA, Britania e Madhe dhe BS kundër nazi-fashizmit.

U zhvillua në harkun kohor 2077 ditë (1 shtator 1939-8 maj 1945), si një përleshje e përgjithshme midis 61 shteteve, që përbënin mbi 80% të popullsisë të globit.

Data e fillimit të Luftës së Dytë Botërore është 1 shtator 1939, kur Gjermania sulmoi Poloninë. Por lufta kishte filluar më 1931, kur Japonia pushtoi Mançurinë. Më pas, u pushtua Etiopia më 1935, Spanja më 1936, Austria e Çekosllovakia më 1938, dhe Shqipëria në 7 prill 1939. Gjatë kësaj lufte, beteja u zhvilluan në territoret e 40 shteteve në Europë, Azi dhe Afrikë. Më 8 maj 1945 njerëzimi mbylli siparin e tragjedisë më të përgjakshme në historinë e tij me një bilanc tragjik:

62 milionë jetë njerëzore të humbura në fushëbetejat, nga të cilët 27 milionë ishin rusë! Çdo ditë shuheshin mbi 24 mijë njerëz.

500 miliardë franga ari zvicerane çmohet dëmi ekonomik, i qindfishuar tashmë.

Sot, 79 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shprehja gjeniale e Bertolt Brecht: “Kurrë nuk duhet harruar se barku që i polli ende nuk është shterpëzuar”, është më aktuale se kurrë!

Një tjetër diktator, Vladimir Putin, i dalë nga shkollat më të egra të KGB-së është shfaqur si rrezik i ri për botën, me agresionin ndaj Ukrainës, që po mbrohet heroikisht!

Putini, nje Stalin dheHitler i kohërave moderne, e ka futur gjithë globin në kaos, dhe njëlloj si Hitleri duhet ndaluar vendosmërisht nga bota përparimtare perëndimore!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular