BallinaKultureNesër hap siparin panairi i librit “Kamza lexon” edicioni i tretë/Ja programi,...

Nesër hap siparin panairi i librit “Kamza lexon” edicioni i tretë/Ja programi, personalitetet që marrin pjesë dhe data e ceremomisë së çmimeve

spot_img
spot_img

Në datat 10 -11 maj do të hap siparin dy ditor panairi i librit “Kamza lexon”, në Sheshin “Nënë Tereza”.  Sikurse edhe vitet e kaluara edhe kësaj here pritet të ketë një interes të lartë të dhjetra shtëpive botuese me një larmi titujsh, përfshirjen e dhjetëra autorëve, shkrimtarëve, studiuesve dhe përkthyesve. Interesi pritet të jetë i madh edhe nga lexuesi. Ky aktivitet i organizuar nën kujdesin e kryebashkiakut Rakip Suli është kthyer në traditë tashmë për qytetin.
Lajmin për panairin e njofton vet kryebashkiaku në rrjetin social FB teksa shkruan: — “KAMZA LEXON”- Panairi i Librit.
Në datat 10 dhe 11 Maj, takohemi së bashku në edicionin e tretë të panairit të librit “Kamza Lexon” me 20 takime promovuese në stendën e ngritur në sheshin “Nënë Tereza”,
5 çmime, 20 shtëpi botuese dhe me pjesëmarrjen e mbi 30 shkrimtarëve, pedagogëve, studiuesve dhe gazetareve.
Ju ftojmë të na bashkoheni, për ta bërë këtë panair libri më të bukur dhe për të promovuar rëndësinë e librit dhe leximit

Programi i panairit të librit “ Kamza lexon” edicioni i tretë :

Dita e parë , dt 10 Maj

Ora : 11:00 Ceremonia e hapjes

Ora 11: 30

Tryeza hapëse e panairit :

Tema : Pse lexojmë?

– Prof. Dr. Dhurata Shehri ( Zv.Dekane Fakulteti Gjuhë – Letërsi)

– Prof. dr. Persida Asllani ( Prof.Dr. Persida Asllani- Shef i Departamentit të Letërsisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Ut)

– Prof.as.Dr Erenestina Gjergji Halili ( Fakulteti Gjuhë – Letërsi)

– Prof. Ardian Ndreca (Shkrimtar, studiues, , Universiteti Urbaniana Romë)

– Virgjil Muci ( Shkrimtar)

– Flutura Açka ( Shkrimtare , deputete)

– Dr. Fabio Rochi Effe Emme Erre (Qendra e studimeve dhe publikimeve për arbëreshët ) Itali

-Entela Kasi ( Presidente e Pen Albania)

– Liridon Mulaj ( Shkrimtar)

Vendi: Biblioteka e pallatit të kulturës “ Artan Cuku” Kamëz

Ora : 11:30

“Letersia per femije”

Viktor Canosinaj , Fatmir Gjestila , Rovena Rrozhani

Moderon : Katerina Kule

Vendi: Sheshi Nënë Tereza, Kamëz

Ora 13:00

“ Letërsia dhe mediumet”

Ardianë Pajaziti ( Kultplus) ,Bujar Hudhri ( Exlibris) , Albert Vataj , Annina Anninetta ( Albania Letteraria)

Moderon ; Luela Myftari

Vendi: Sheshi Nënë Tereza, Kamëz

Ora 14:30

“Eksperienca estetike”

Në panel:

Prof. Dr Ardian Ndreca

Moderon : Liridon Mulaj

Vendi: Biblioteka e pallatit të kulturës “ Artan Cuku” Kamëz

Ora 15:30

“ Instabook”

Alem Bedhija ( Letra në prush) , Brisilda Koçi ( Frymimet) , Aliona Pogaj ( Të leçitura)

Moderon: Liridon Mulaj

Vendi: Sheshi Nënë Tereza, Kamëz

Ora 16:30

Gruaja e ngrënshme- Margaret Atwood

Aida Baro ( Botime Pegi)

Vendi: Sheshi Nënë Tereza, Kamëz

Dita e dytë dt 11 Maj

Ora 11:00

“Cfare shkruhet sot? “

Alban F Tufa , Dionis Prifti , Suad Arilla

Moderon: Egla Xhemali

Vendi: Sheshi Nënë Tereza, Kamëz

Ora 12:00

“Poezi dhe rini”

Ersid Karaj , Bora Minga , Liza Brozi

Moderon: Liridon Mulaj

Vendi: Sheshi Nënë Tereza, Kamëz

Ora 13:00

“ Trillim dhe realitet “

Në panel:

Gianni Palagonia, Dashnor Kokonozi Vera Bekteshi, Namik Dokle

Moderon : Arta Marku Qëndro

Vendi: Sheshi Nënë Tereza, Kamëz

Ora 15:00

“Girl of Monday”

( Poezi dhe muzikë)

Albana Shala , Shqiptar Oseku, Arjola Zadrima , Alban Bala , Arti Art Lushi

Në kitarë: Lirim Hoxha

Vendi: Biblioteka e pallatit të kulturës “ Artan Cuku” Kamëz

E mërkure , ora 19:00

-Ceremonia e ndarjes së çmimeve të panairit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular