BallinaAktualitetPamjet e fundit në prag të tragjedisë! Momentet kur Alma Arrazi mban...

Pamjet e fundit në prag të tragjedisë! Momentet kur Alma Arrazi mban tre fëmijët për dore afër lumit Buna

Këto pamje tregojnë çastet e fundit pak para se Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e mitur që nuk e dinin se çfarë i priste, janë kapur nga kamerat e sigurisë pranë lumit Buna.

Nga errësira e natës, pamjet janë të paqarta, por ajo që vihet re janë duart e shtrënguara të tre fëmijëve të mitur rreth nënës së tyre, që e ndjekin atë drejt një vendimi fatal që tronditi opinionin publik.

Mbetet enigmë se çfarë ka ndodhur pas këtyre çasteve, askush nuk ka përgjigje sesi Alma Arrazi, i bindi tre fëmijët e vegjël të hidheshin pas saj drejt vdekjes, apo ajo i shtyu ata dhe më pas veten.

Para se të mbërrinte në urën e lumit Buna, pamjet filmike kanë kapur çastet ku ajo është ndarë me kunatën e saj, ku kjo e fundit mbante edhe një fëmijë për dore. Tre fëmijët përshëndetën kushërirën e tyre me dorë kur u larguan, pa e ditur që do ishte takimi i fundit, vetëm Alma e dinte mirë.

Ndërsa kunata e Almës, për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke shkruar dhe më pas kap vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave.

Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij.

Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular