Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha e quajti rezolutën e kryeministrit Rama si një shpallje para elektorale.
Në një prononcim për gazetarët para nisjes së seancës parlamentare, Basha u shpreh se diskutimet bëhen mbi dokumente serioze dhe sipas tij serioze janë vetëm propozimet që ai ka bërë për vettingun e politikanëve apo mbështetja e SPAK.
I pyetur per nje marreveshje te dyte me Ramën, Basha u pergjigj: “Ndryshe nga hënë, dielli, toka dhe kalendarët e tjera, politika duhet të ndjekë kalendarin e interesit publik”.
Pyetje: A jeni gati të bashkëpunoni me Edi Ramën për rezolutën anti korrupsion?
Basha: Nuk besoj se shpallje të tilla para elektorale përbejnë bazë për një diskutuam serioz. Diskutime serioze bëhen mbi dokumente serioz është propozimi për vettingun e politikanëve , dokument serioz është heqja e imunitetit të deputetëve, projekt serioz është propozimi ynë për të forcuar SPAK dhe projekt serioz është propozimi ynë për reformën zgjedhore me 4 shtylla.
Pyetje: Ju i leni Ramës një derë të hapur, a mund të ketë një 17 maj të dytë ?
Basha: Ndryshe nga hënë, dielli, toka dhe kalendarët e tjera, politika duhet të ndjekë kalendarin e interesit publik. Këto 11 vite të rënda për Shqipërinë, Kuvendi është përgjysmuar, ti përgjigjemi jo me akte formale, akte para elektorale sepse në shtator në të gjithë do jemi në fushatë, PS është që tani në fushatë. Fjalët dhe veprat ndahen si shapi me sheqerin.