BallinaKryesoreVIDEO/ Atalanta e Gjimshitit triumfon pastër në finalen e Europa League, bie...

VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit triumfon pastër në finalen e Europa League, bie më në fund Leverkusen

Atalanta e Berat Gjimshitit shkruan historinë, duke fituar 3-0 ndaj Leverkusen në Dublin, në finalen e Europa League. Bergamaskët e e nisën ndeshjen në dhe menjëherë u  treguan efektiv. Një top i Zappacostës në zonë u shfrytëzua në maksimum nga Lookman në minutën e 12-të, i cili “nuhati” golin.

Gjermanët provuan të reagonin, rasti i parë konkret ishte ai i Stanisic në minutën e 18-të, por vetëm kaq. Në gjysmën e pjesës së parë, nigeriani Lookman u shfaq sërish protagonist. Një top i kthyer keq nga mesfusha solli edhe golin e dytë, e djathta e Lookman ishte e pamundur për t’u arritur nga Kovar.

Granit Xhaka tentoi të ngushtojë shifrat me një goditje nga distanca, gjithsesi gjuajtja nuk kishte forcën e duhur. Në minutën e 35-të, mundësi ideale për Grimaldon pas disa pasimesh të bukura nga skuadra e Xavit, ideja e tij u kuptua nga portieri Musso, që mbajti në kontroll sferën.

Në pjesën e dytë, Leverkusen rriti ndjeshëm presionin, por pësoi edhe golin e 3-të nga Lookman në të 75-tën, gol që mbylli një herë e mirë llogaritë. Në fund, festë e madhe për Gjimshitin me shokë, skuadra italiane “rrëmben” trofeun pas një edicioni fantastik në Europa League.

Në krahun tjetër, te Leverkusen provojnë për herë të parë këtë sezon shijen e humbjes.

(VIDEO)

(video)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular