BallinaSociale“Islamofob, kristianofob, injorant, ” pastori Akil Pano i përgjigjet ashpër Hazizajt. E...

“Islamofob, kristianofob, injorant, ” pastori Akil Pano i përgjigjet ashpër Hazizajt. E paralajmëron se…

Edhe pse jo i pranishëm në studio, pastori Akil Pano ka vendosur t’i përgjigjet ashpër deklaratave të Altin Hazizajt në “Opinon” këtë të Mërkurë. Përmes një postimi në Facebook, Pano e cilëson Hazizajn “islamofob”, “kristianofob”, “injorant” e të “paedukatë”.

Ky reagim i ashpër erdhi pasi Hazizaj komentoi qëndrimin e përfaqësuesve fetarë ndaj martesave të së njëjtës gjini. Përkatësisht, për martesën simbolike të dy vajzave te tarraca e bashkisë Tiranë të Dielën.

Për herë të parë po lexoj që islami politik, që do të thotë ai që ka nxitur terrorizmin anembanë botës se ai është islami politik. Islami që edhe sot e kësaj dite i shpie njerëzit në vrasje masive. E kudo, shiko Sirinë, shiko Afganistanin. Çfarë janë talebanët? A janë myslimanë talebanët? Ky është ekstremizëm i dhunshëm. Dhe çuditem si autoritetet përgjegjëse në Shqipëri nuk kanë reaguar. Pa diskutim kjo është axhendë fetare. Kjo kërkon padiskutim përfshirjen e autoriteteve politike. Shqipëria ka patur 200 luftëtarë në Siri. Ai është islami politik, dërgon fëmijën, e rrëmben gruan dhe fëmijën dhe e dërgon aty që të luftojë. Ky është islami politik për mua. Feja katolike dhe ortodokse duhet të jenë të kujdesshëm se me kë mund të bashkohen. Ky është ekstremizëm i dhunshëm fetar që fton partitë politike…”, deklaroi Hazizaj më herët.

Ndërkohë Pano ka paralajmëruar edhe kallëzim penal ndaj Hazizajt për “nxitje të urrejtjes fetare”.

Postimi i plotë i pastorit:

Altin Hazizaj tani live në emisionin Opinion disa herë në mënyrë të përsëritur sulmoi islamin në veçanti dhe fenë në terësi. Islamin në Shqipëri sapo e krahasoi me ekstremizmin islamik në Siri. Ky islamofob, kristianofob, injorant i paedukatë po diskriminon njerëzit e besimit, muslimanët, të krishterët, sepse bashkësitë fetare janë deklaruar kundër martesës homoseksuale në Shqipëri. Sot në drekë Altin Hazizaj zbuloi projektligjin e agjendës homoseksuale mbi identitetin gjinor në shqipëri, të drejtat e transgjinorëve, etj…Tani përdor gjuhë urrejtje ekstreme ndaj fesë!!! Ky është njeriu i vërtetë që drejton organizatën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi hap sytë dhe shënoje pak rastin Hazizaj sonte; në të kundërt do takohemi së shpejti në gjykatën e Tiranës ku do të jeni të dy të kallzuar: Hazizaj për nxitje të urrejtjes fetare ndërsa ti komisioner Gajda, për mospërmbushje të detyrës, anësi dhe keqpërdorim detyre. Miqësisht! Opinion TV Show

/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular