BallinaAktualitetKërkoi leje për të marrë pjesë në seancat plenare, Gjykata e Lartë...

Kërkoi leje për të marrë pjesë në seancat plenare, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Sali Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Gjithashtu nga e njëjta Gjykatë nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga Apeli i Posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023.

Sali Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular