BallinaAktualitetEMRAT/Zbulohen 7 pako me kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar 

EMRAT/Zbulohen 7 pako me kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar 

Zbulohet një rast i trafikut të drogës në portin e Durrësit. Policia kufitare e këtij porti ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende te paligjshme. Nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokaine.

Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sedijes së shoferit. Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Nuk dihet ende pesha e saktë e drogës së sekuestruar. 

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona, konkretisht shtetasi me inicialet Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni, 39 vjeç. Po ashtu raportohet se furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali–Angli.Po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular