BallinaKronikeVetëvritet me armën e shërbimit efektivja 21-vjeçare, punonte në komisariatin nr.5 në...

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivja 21-vjeçare, punonte në komisariatin nr.5 në kryeqytet. Reagon policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në kryeqytet, ku një efektive policie, 21-vjeçe është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ndërsa nuk dihen ende motivet.

Sipas policisë 21-vjeçarja punonte si efektive në komisariatin nr.5 në kryeqyetet.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular