BallinaKryesoreNë majën e futbollit shqiptar, Egnatia shkruan historinë, fiton titullin e parë,...

Në majën e futbollit shqiptar, Egnatia shkruan historinë, fiton titullin e parë, mbyll sezonin me dopietë

Nuk janë me një “hirushe”, por janë kampionët më të rinj të futbollit shqiptar. Nga një përrallë e bukur, në një realitet të ri, më në fund, Egnatia realizon ëndrrën e një qyteti të vogël duke i dhuruar Rrogozhinës titullin e parë në histori. Pasi dominuan totalisht këtë kampionat, Egnatia fitoi edhe finalen e madhe, thyen Partizanin në “Air Albania” duke bërë për vete titullin kampion. Ky ishte një sezon perfekt, ku pas Kupës, ekipi i Tetovës fitoi edhe titullin duke mbyllur sezonin me “dopietën” e famshme. Partizani bie pa kushte, duke dalë “duar bosh” këtë sezon, me Shehin që sheh edhe një herë t’i ik titulli në ndeshjen e fundit.

Rreth 10 mijë tifozë ndezën atmosferën në “Air Albania”, ndërsa Egnatia mori shpejt kontrollin e topit duke ngacmuar portën e Qirkos në disa momente. Partizani reagoi, madje duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 22-të, ku Bintsouka përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke e dërguar në rrjetë, por gjyqtari i takimit, Anthony Taylor, kishte ndalur gjithçka për faull në sulm, vendim i konfirmuar më pas edhe nga dhoma e VAR. Egnatia reagoi fuqishëm, në minutën e 36-të, ku Ibrahimoglu me një veprim fantastik brenda në zonë, dërgoi topin në rrjetë duke kaluar tifozët rrogozhinas në delir, një gol për katalog që i dha më shumë zemër në këtë finale të madhe. Mba kishte shansin të rikthente Partizanin në lojë, u shkëputur shpejt në minutën e 40-të, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Egnatia-s, por nuk mundi të kaloj portierin Sherri, e as të shërbejë, duke shpërdoruar një shans të pastër. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 43-të, Ibrahimoglu i shkoi shumë pranë golit të dytë, por Qirko në pozicion, grushtoi në këndore.

Ashtu siç pritej, Partizani zbriti më i karikuar në fraksionin e dytë, në kërkim të golit të barazimit. Tedi Cara me një veprim të bukur, krijojë hapësira për të gjetur kuadratin, por goditja e tij ishte e pasaktë. Të kuqtë spostuan Egnatian në gjysmëfushë, në minutën e 68-të ishin të pafat, ku Tapi i vetëm përballë portierit Sherri nuk arriti të kalonte këtë të fundit, me portierin e Egnatia që bëri mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur. Rrogozhinasit qëndruan në pritje, mbrojtën me fanatizëm rezultatin, por ishin dhe të pafat, në si minutën e 82-të, ku goditja me kokë e Spahiut u devijua nga Qirko duke u përplasur në shtyllën pingule. Partizani provoi në çdo formë të rikthehej në lojë, por nuk arritën dot t’i prishin festën Egnatia e cila me meritë feston titullin e parë në histori. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular