BallinaPolitike“Shqipëria, Evropa e Ballkanit akoma të trazuar”- Rama jep lajmin: Vitin tjetër...

“Shqipëria, Evropa e Ballkanit akoma të trazuar”- Rama jep lajmin: Vitin tjetër do të presim në Tiranë komunitetin e ri politik evropian

Kryeministri Edi Rama tha se sot Shqipëria shihet si Evropa e Ballkanit që akoma është e trazuar.

Nga takimi me shqiptarët në Itali, kreu i qeverisë shqiptare dha lajmin se vitin e ardhshëm në Tiranë do të vijë udhëheqja e re politike e komunitetit evropian.

Shqipëria- tha Rama- po behet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë.

Rama: Sot Shqipëria pret e përcjell miq, që nga miliona e miliona evropianët, që vijnë gjithnjë e më të shumtë për ta vizituar cdo vit. Shqipëria shikohet si Evropa e Ballkanit akoma të trazuar.

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikëpresë në Tiranë që të gjithë udhëheqësit e komunitetit të ri politik evropian, nga Mbretëria e Bashkuar në Ukrainë dhe Moldavi, nga Norvegjia në Turqi dhe nga Portugalia në Azerbajxhan.

Kush mund ta imagjinonte këtë Shqipëri sot në arenat evropiane që i ngjan të gjithëve ju në familjen evropiane. Por Shqipëria sot ju pret edhe ju, shqiptarëve të Italisë dhe botës. Shqipëria po behet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular