Egnatia fiton titullin e parë të Superiores në histori. Rrogozhinasit mposhtën Partizanin me shifrat 1-0 falë golit të Ibrahimoglu.
Pas shpalljes kampionë, presidenti i klubit, Agim Demrozi nuk u përmbajt dhe u fut në fushë. Të njëjtën gjë bëri edhe trajneri Edlir Tetova.
Ata u bashkuan me futbollistët dhe nisën të festojnë së bashku me tifozët këtë triumf. Emocione të mëdha për bardhejeshilët. (VIDEO)