Arkitekti Angelo Onorato, pronar i një dyqani mobiliesh, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, u vra në Palermo nga të shtënat me armë.
Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, bëjnë me dije mediat italiane.
“Ata vranë burrin tim, Angelon”. Kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato.
Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit.