BallinaKronikeVritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes italiane, gjendet i pajetë në...

Vritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes italiane, gjendet i pajetë në makinën e tij në Palermo

Arkitekti Angelo Onorato, pronar i një dyqani mobiliesh, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, u vra në Palermo nga të shtënat me armë.

Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, bëjnë me dije mediat italiane.

“Ata vranë burrin tim, Angelon”. Kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato.

Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular