BallinaIntervista“Cikalleshi, Uzuni dhe Bare duhet..”/ Jupi: Broja është i padiskutueshëm, kundër Italisë...

“Cikalleshi, Uzuni dhe Bare duhet..”/ Jupi: Broja është i padiskutueshëm, kundër Italisë mund të bëjmë…

Shqipëria po përgatitet për Europianin me kuqezinjtë që fituan 3-0 ndaj Lihteshtejnit në miqësore, ndërsa nesër është miqësorja me Azerbajxhanin. Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi, në një intervistë për Sport News në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, analizoi listën e Silvinjos, duke përmendur edhe elementë të veçantë.

Jupi, të pëlqeu Kombëtarja në testin kundër Lihtenshtejnin, ishte brenda shijeve të tua, asaj që prisje, se Sylvinho u shfaq i kënaqur…

Kjo mund të hyjë te ndeshjet e mira. Me kundërshtarë të dobët, jo gjithmonë mund të luash mirë. Edhe skuadra modeste, mund të bëjnë mirë. Bëmë ndeshje të mirë, disa lojtarë që presim nga ata, u shprehën mirë. Pati edhe disa lojtarë që nuk do marrin minuta në Europian, disa më duket që është e tepërt edhe që janë në listë. Ai i ka bërë zgjedhjet e tij.

Kush janë lojtarët e tepërt?

Unë nuk e kam problem të flas me emra, sepse jam njeri i bindjeve të forta. Nuk është mirë që të përmend emra të lojtarëve që do shkojnë në Europian. Duke parë përformancën, disa nuk u aktivizuan, mendoj se ata lojtarë për të cilët është diskutuar shumë, duhet të ishin pjesë e grupit (Cikalleshi, Uzuni, Bare). Për të mos luajtur, më mirë do mbaja këta të tre.

Interesi ishte i madh për të parë në aksion Brojën dhe Asanin, dy lojtarë me shumë pak minuta në këmbë, si e vlerëson paraqitjen e tyre?

Broja është garanci e ekipit kombëtar, ne lojtarë të kompletuar dhe shumë të mirë janë të paktë, mund të numërohen me gishtin e njërës dorë. Patjetër që ka disa probleme, më mirë se kaq nuk kemi. Ky ishte garancia.

Ndryshojnë gjërat te Asani. Mund të kishte edhe zgjedhje tjetër. Kjo është zgjedhja e trajnerit, kështu ak shkuar në kualifikuese, kështu po shkon edhe në Europian. E mban mend listën e De Biazit? Njëri prej tyre fitoi Ligën e Europës (Gjimshiti), njëri doli vjet kampion me Napolin vjet (Rrahmani)?

Arbër Hoxha apo Taulant Seferi, Daku apo Broja, mendon se ka ende dilema për tredhëmbeshin ofensivë? Se Asani duket i sigurt në të djathtë…

Nuk do isha i sigurt për Asanin. Unë në formacionin titullar do fusja Uzunin, ai s’është fare në listë. Broja është i padiskutueshëm, të tjerët pastaj sipas gjendjes që do jenë. Ne kemi disa lojtarë të palëvizshëm, Gjimshiti, Mihaj, Asllani, Bajrami dhe Broja. Të tjerët, pastaj, nuk është se bëjnë ndonjë ndryshim të madh. Ne do luajmë në bazë të kundërshtarëve.

Po Manaj Jupi, në dy daljet e fundit, nuk ka ndezur si duhet, pret diçka më shumë?

Nuk ka bindur, me siguri Silvinjo, ka mbajtur shënime për të. Ka humbur në hierarki, mendoj unë. Daku, edhe pa luajtur, mendoj se ka fituar hierarki ndaj tij.

Tani që pe ekipin në këtë dalje të parë, post listës, si të duken vendimet e Silvinjos?

Jam i sigurt se ka një problem në listë. Bëhen diskutime të mëdha. Në futboll nuk ka moral, duhen pikët. Pikët meren kur je moralisht i qetë. Lista ishte me 23, pastaj u bë me 26 lojtarë. Në radhë të parë ka një kriter, Silvinjo, nuk do jetë përjetësisht në krye të Shqipërisë. E para punës, ti do shpërblehesh për kualifikime, të cilat shkuan shumë mirë. Cikalleshi, edhe pse 33-vjeçar luajti në kualifikuese. Rasti i Cikalleshit, ti ke lojtar që është aktiv dhe ka kontribuar, ndërkohë që ti nuk e thërret. Uzuni, luan në La Liga, ka një gjendje psiko-fizike shumë të mirë. Sa herë ka luajtur, fizikisht, Uzuni nuk ka munguar asnjëherë.

Kemi dhe një test të fundit, atë kundër Azerbajxhanit, çfarë mund të provojë ndryshe Silvinjo, nuk është tipi i trajnerit që i pëlqejnë ndryshimet, ku mendon se ka ende dilema?

Unë nuk mendoj se u bë ndonjë test. Në sfidën e parë, luajtën lojtarët që do luajnë ndaj Italisë, përveç Gjimshitit që dihet se do të jetë. U grumbullua vonë. Shpresoj që të godasi me zgjedhjet që do bëjë.

Redi, një pjesë e mirë e lojtarëve, vijnë pak minuta në këmbë, ose në një formë jo të mirë me ekipet respektive, lojtarë si Hysaj, Bajrami, Broja, Asani etj, a mendon se do të jenë gati në kohë?

Mendoj se kur ti bën zgjedhje, kriteri i minutave, të bën që të marrësh një lojtar dhe jo një tjetër. Unë do fus lojtarët që e di se çfarë mund të japin taktikisht. Nëse ai mendon që Asani dhe Uzuni janë aty-aty, është zgjedhje e tij. Bajrami për një vit e gjysmë ka treguar se është i pazëvendësueshëm. Janë të lehta zgjedhjet.

Nuk duken shumë në formë as rivalet, Italia psh, vijon t’i qëndrosh idesë se mund t’i marrim pikë?

Ndeshja me Turqinë ishte dramë e vërtetë për ata, lajm i mirë për ne. Kam përshtypjen që kanë zgjedhur Turqinë pasi është një rival i ngjashëm me ne. Nuk u treguan skuadër solide. Nëse ne godasim ndeshjen, nëse ata luajnë si ndeshjet e fundit, mund të bëjmë diçka.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular