BallinaKultureDua Lipa nuk ndalet! Ylli shqiptar thyen një tjetër rekord, është zyrtarisht...

Dua Lipa nuk ndalet! Ylli shqiptar thyen një tjetër rekord, është zyrtarisht artistja e parë në histori me…

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj.

Këtë radhë ajo feston suksesit si e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.

Më saktësisht, këngët që ia kanë dhënë këtë piedestal Duas janë hitet: “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.

Dua ka lansuar albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Radical Optimism”. Albumi ka ecur mirë deri më tani, teksa disa nga këngët më të spikatura të tij duket të jenë: “Houdini”, “Illusion” dhe “Training Season”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular