BallinaKryesoreUEFA jep udhëzimet e saj përpara nisjes së “Euro 2024”: Ka penallti...

UEFA jep udhëzimet e saj përpara nisjes së “Euro 2024”: Ka penallti për mbajtjet në zonë

spot_img
spot_img

Lojtarët të harrojnë çdo protestë. Mund të thuash edhe “tolerancë zero” do të ketë për futbollistët në “Euro 2024” nga arbitrat.UEFA i ka ftuar gjyqtarët që të mos kenë frikë të ndëshkojnë futbollistët që guxojnë për protesta, ndërsa vetëm kapitenët do të kenë mundësi që t’u afrohen xhaketave të zeza për të marrë shpjegime gjatë turneut. Tre kombëtare (Italia, Gjermania dhe Sllovenia) kanë kapitenë portierët: Dhe në këto raste, arbitri do t’u kërkojë përpara ndeshjeve, se cilit do t’ia delegojë portieri kapiten këtë përgjegjësi nëse ai është larg tij. Për faullet e rënda ka kartonë të kuq, ndërsa lojtarët do të mbrohen si kurrë më parë nga dëmtimet.

UEFA ka udhëzuar edhe një përdorim jo të ekzagjeruar të VAR-it për të mos pasur ndërprerje të mëdha të ndeshjes. Të gjithë topat do të jenë të pajisur me një çip brenda. Duke kombinuar të dhënat për pozicionin e lojtarëve me inteligjencën artificiale, çipi do të ndihmojë për të kuptuar momentin e lëshimit të sferës, me jetën që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për pozicionet jashtë loje.

Për sa i përket shtesave, objektivi është të mos kalojmë më shumë se 10 minuta në total pas 90 minutave, duke shpresuar të ruhen 60 minutat e lojës efektive që është parë në Champions League. Rregulli i ri i 8 sekondave në dispozicion të portierit për të mbajtur topin (në fuqi që nga korriku) nuk do të aplikohet edhe në Europian: koha mbetet 6 sekonda. Për mbajtjet në zonë nuk do të aplikohet kartoni i kuq, por sigurisht që do të ketë penallti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular