BallinaKulture“‘Xhamadani vija-vija’ dhe ‘Mora fjalë’ janë himnet tona”, Vjosa Osmani uron Shkurte...

“‘Xhamadani vija-vija’ dhe ‘Mora fjalë’ janë himnet tona”, Vjosa Osmani uron Shkurte Fejzën në 50-vjetorin e lindjes: Të këndoftë zemra përgjithmonë!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ishte mbrëmë në natën muzikore kushtuar 50 vjetorit të karrierës së këngëtares Shkurte Fejza.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja e djeshme, ku ka uruar edhe këngëtaren për 50-vjetorin.

“Të këndoftë zemra përgjithmonë!”, shkruan Osmani.

Postimi i plotë: 

Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë!”, shkroi Osmani, duke shtuar edhe një urim për këngëtaren: “Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular