BallinaKryesoreGjykata e Apelit i dha vulën dhe logon Sali Berishës, zbulohet lëvizja...

Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon Sali Berishës, zbulohet lëvizja e radhës e Lulzim Bashës!

spot_img
spot_img

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë strukturat dhe përkrahësit e tij pas vendimit të gjykatës së Apelit që i dha vulën e PD-së Sali Berishës.

Takimi i Lulzim Bashës me strukturat e tij do të zhvillohet në orën 17:00 për të vendosur mbi hapat e radhës që do të ndërmarrë.

Ndërkohë Gjykata e Apelit, me një vendim të formës së prerë, i dha vulën dhe logon e Partisë Demoratike Sali Berishës.

Trupa gjykuese rrëzoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, duke njohur vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

Vendimi i Apelit i jep fund çështjes së vulës së Partisë Demokratike që prej 3 vitesh endej dyerve të gjykatave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular