Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha

0
168

Vula e Partisë Demokratike do të jetë në dorën e Sali Berishës. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe duke ia dorëzuar Sali Berishës.

Që do të thotë se Apeli, me vendimin e sotëm, la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri.