Holanda do të nisë pjesëmarrjen e saj në Euro 2024 me euforinë e një ekipi që duket në formë para këtij turneu madhor. “Tulipanët” e drejtuar nga Ronald Kuman, sot kanë fituar me rezultat bindës ndeshjen miqësore ndaj Islandës, duke e mposhtur 4-0.
Islandezët pak ditë më parë turpëruan Anglinë në shtëpi, duke e mundur me shifrat 1-0 skuadrën britanike që shihet si favorite për turneun. Por Holanda e kishte shumë më të thjeshtë të fitonte këtë duel, teksa shënoi golin e avantazhit në pjesën e parë me Simons dhe dyfishoi shifrat me Van Dajk në startin e pjesës së dytë. Malen thelloi diferencën dhe në fund ishte Veihgorst në shtesë ai që vulosi fitoren me rezultatin 4-0 për ekipin e tij.
Ndeshja e parë e Holandës në Euro 2024 do të jetë ndaj Poloninë më datë 16, në orën 15:00.
GOLI I SIMONS (VIDEO)
GOLI I VAND DAJK (VIDEO)
GOLI I MALEN (VIDEO)
GOLI I VEIGHORST (VIDEO)