BallinaAktualitetGati ngritja e 14 kullave të reja për zonat e mbrojtura –...

Gati ngritja e 14 kullave të reja për zonat e mbrojtura – Monitorim për zjarret florën dhe faunën, në rikonstruksion 12 të tjera

Zonat e mbrojtura në territorin e vendit kanë nevojë për ngritjen e 14 kullave të reja të vrojtimit si dhe për rikonstruksion të atyre ekzistuese. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ka hapur tenderin  me vlerë prej 10 milionë lekësh i cili ka si objektiv ndërmarrjen e një studim mbi kullat e vrojtimit me qëllim përmirësimin e atyre ekzistuese në territorin e zonave të mbrojtura, si dhe propozimin e kullave të reja në zonat e mbrojtura, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Konkretisht parashikohet ngritja e 14 kullave të reja të shtrira në çdo qark të vendit, në zona si Parku i Shebenikut, Rezervati Natyror i Menaxhuar i Liqenit të Shkodrës; në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”; në Lagunën e Nartës, në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”; në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”; në parkun Natyror “Zagori”;  Në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës; në parkun Kombëtar Prespë; në Peizazhin e Mbrojtur Tokësor Ujor Liqeni i Pogradecit; në Parkun Natyror “Korab – Koritni; në Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Kune-Vain-Patok-Fushëkuqe-Ishëm; etj.

Ato do të shërbejnë për vrojtimin dhe sinjalizimit të zjarreve; vrojtim të faunës së egër dhe vrojtim të territoreve të caktuara ku përfshihen flora dhe fauna.

Tenderi i cili mbyllet me  21 Qershor, parashikon gjithashtu rikonstruksionin e 12 kullave ekzistuese. Sipas dokumentacionit të tenderit, ngritja e kullave të reja dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese do të rrisë rezultatet e ruajtjes, monitorimit, njohjes dhe vlerësimin e turistëve për mrekullitë e natyrës dhe duke promovuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore për brezat që vijnë.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura menaxhon e monitoron rrjetin e zonave të mbrojtura mjedisore, të cilat sot përbëjnë rreth 21.4% të territorit të Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular