Fushatë pas hekurave, Curri: Rama ia dha fitoren Mitsotakis, ja pse i duhej Beleri kryeministrit grek

0
175

Fitorja e Fredi Belerit në PE nga burgu, për Arjan Currin i ka dhënë gëzim të gjithëve përveç himarjotëve. Kjo sipas tij pasi mendojnë se tashmë ai do të largohet nga Shqipëria, për të shkuar në Bruksel.

I ftuar këtë mbrëmje ne Top Story ai u shpreh se kryeministrit grek i duhej Beleri për të mbledhur edhe një herë votat e ekstremistëve.

“Para tre muajsh unë e thashë që Beleri do kandidohet dhe do zgjidhet si eurodeputet. E mendoja sepse së pari se kishim informacion nga njerëz afër Mitsotakis, si dhe ishte asi nën mëngë për të mbledhur votat e ekstremistëve, dhe Beleri i duhej për këtë”, tha ai.

Më tej shtoi se këtë fitore Mitsotakis ia dha Edi Rama.

“Rama për mua i ka dhënë dhuratën më të mirë Mitsotakis, dhe madje ai është shkaku i fitimit dhe për Melonin. Nuk e di nëse e ka bërë më tendencë për Mitsotakis, se për Melonin dihej. Kryefjala e të gjitha shteteve kryesore ishte nacionalizmi. Po i rikthehen edhe një herë nacionalizmit të djathtë dhe po refuzojnë internacionalizimin e të majtëve.

Beleri do të marrë një rrogë prej 10 mijë eurove në muaj tani. Në këtë histori kanë fituar të gjithë veç himariotëve. Sepse thonë që ky do të ikë fare nga Shqipëria. Këto zgjedhje rrëzuan nga froni dy mbretërit, Macron dhe Scholtz”, tha Curri.