BallinaKryesoreSOT ORA 18:00/ Spanja me probleme në debutim, Kroacia e plotë kundër...

SOT ORA 18:00/ Spanja me probleme në debutim, Kroacia e plotë kundër iberikëve

Spanja do të bëjë prezantimin e saj të parë në Kampionatin Europian sonte në mbrëmje me ndeshjen kundër Kroacisë. Pak më vonë në fushë do të jemi dhe ne kundër Italisë. Duke qëndruar te Spanja dhe Keroacia, praktikisht dy trajnerët, Luis de la Fuente dhe Zlatko Daliç do të kenë mundësi të rreshtojnë lojtarët e tyre më të mirë.

spanja

Të vetmin problem do ta ketë trajneri i “La Roja”-s, De la Fuente i cili nuk do të ketë shërbimet e mbrojtësit të Al Nast, Ajmerik Laporte. Dëmtimi i pësuar disa ditë më parë e ka bërë të pamundur praninë e tij në fushë në ndeshjen e parë në grup kundër Kroacisë. megjithatë, tekniku i Spanjës ka luksin ta bëjë gjumin të qetë, teksa në shërbim të tij do të jetë mbrojtësi i Realit të Madridit, Naço Feërnandez. Ai është gati për sfidën dhe pritet të jetë titullar në krah të Le Normand. Asnjë problem edhe për trajnerin e Kroacisë, Zlatko Daliç.

Siç ishte parashikuar, mbrojtësi Joshko Gvardiol s’ka pasur asgjë serioze dhe do të jetë rregullisht në formacionin titullar për takimin e sotëm në Berlin. Në këtë takimin skuadra e Daliç pritet të udhëhiqet nga veterani i Realit të Madridit, Luka Modriç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular