BallinaEkonomi1,5 mln euro për linjën e tensionit të lartë në Valbonë, zgjidh...

1,5 mln euro për linjën e tensionit të lartë në Valbonë, zgjidh problemin për zonën turistike

spot_img
spot_img

I kthyer në një destinacion të frekuentueshëm turistik, lugina e Valbonës mban peshën kryesore në dekadën e fundit.

Pas rrugës automobilistike dhe sistemimit të rrjetit të kanalizimeve për ujërat e zeza, një tjetër investim, ndërtimi i linjës së tensionit të lartë 10 kV, do t’i japë zgjidhje problemit tejet shqetësues e të mbartur prej vitesh.

Kjo është një linjë e domosdoshme për turizmin e fshatrave Valbonë, Dragobi dhe Çerem, ku ka pasur mungesa të shpeshta energjie. Teli ka qenë i amortizuar, shtyllat e vogla, pylli është rritur, dëbora e akulli bëjnë të vetën… Me ndërtimin e kësaj linje do zgjidhim njëherë e mirë problemin e energjisë elektrike,” thotë Avni Biberaj, sipërmarrës i punimeve.

Fuqia instaluese në këtë linjë të tensionit të lartë është e mjaftueshme për bizneset e sigurisht edhe familjet e fshatrave të Luginës. Investimi pritet të mbyllet në muajin gusht.

Kjo është 10 mijë volt dhe furnizon pa problem gjithë këta fshatra, si edhe turizmin e Valbonës. Është duke u ndërtuar si linjë e standardeve europiane, me shtylla, traversa, tela,” shton z. Biberaj.

Gjatësia e linjës elektrike 10 kV është pak më shumë se 20 kilometra e paralelisht me të po shtrohet edhe linja e tensionit të mesëm e të ulët, 400 volt.

Investimet synojnë eliminimin e defekteve në rrjet dhe sigurinë e energjisë elektrike përgjatë gjithë vitit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular