BallinaSport“Asllani ynë”, organizohet festë në shesh dhe takim me mesfushorin kuqezi nga...

“Asllani ynë”, organizohet festë në shesh dhe takim me mesfushorin kuqezi nga komuna në… Itali

Kristjan Asllani është padyshim një idhull dhe krenari për shumë shqiptarë për atë që po tregon me lojën e tij në radhët e Interit e sidomos Kombëtares kuqezi. Por krenarë për të ndjehen edhe italianët, pasi nuk duhet harruar se ai është rritur përtej Adriatikut. Sidomos banorët e komunës së vogël të Butit, ku u rrit mesfushori shqiptar.

Ndaj nuk është aspak rastësi që pikërisht Komuna e qytezës së vogël italiane në krahinën e Toskanës, ka organizuar një mbrëmje festive për mesfushorin shqiptar, i cili në vitin e fundit u shpall kampion me Interin në Serinë A, por edhe ishte protagonist në Euro 2024 me fanellën e Shqipërisë.

“Që nga periudha kur xhonglonte me topin në sheshin Garibaldi poshtë çadrës, deri te titulli kampion i Italisë 2023-2024 me fanellën e Interit dhe regjisor i Kombëtares shqiptare në Europianin Gjermani 2024. Kristjan Asllani ynë ka bërë shumë rrugë, por ka mbetur gjithmonë ai, i përulur dhe i edukuar, i lidhur me Butin tonë që do ta festojë të premten më 12 korrik në orën 22:15 në sheshin Garibaldi, para nisjes së tij për përgatitjet verore për kampionatin e Serisë A 2024-2025. Ju presim të gjithëve, por të gjithëve ama…”, shkruhej në njoftimin që Komuna e Butit ka vendosur për këtë mbrëmje festive që i kushtohet mesfushorit shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular