BallinaAktualitetParashikimi i horoskopit 29 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju...

Parashikimi i horoskopit 29 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

spot_img
spot_img

Dashi

Të hënën do të ketë një Hënë interesante, me Venusin në favorin tuaj. Jeni shumë energjikë dhe këto janë ditë të dobishme për të pohuar veten në aspekte të ndryshme të jetës suaj. Mos e humbisni këtë mundësi, mos rrini duarkryq, duhet veprim, për të shfrytëzuar yjet e favorshëm.

Demi

Hëna do të jetë në shenjën tuaj të hënën, që do të thotë një lajm i mirë. Për më tepër, do të jetë edhe Afërdita e cila do të kthehet aktive dhe e fortë edhe në gusht, duke sjellë me vete një shtysë më të madhe për dashurinë. Duhet të rregulloni llogaritë tuaja, sepse në gjysmën e dytë të vitit do të keni më shumë burime dhe aktivitete.

Binjakët

Ju duhet t’i shfrytëzoni këto ditë për të sqaruar gjithçka që nuk është në rregull, sepse në gusht do të keni  Venusin dhe Mërkurin në kundërshtim që mund të krijojnë më shumë probleme. Ju nuk mund të rrini duarkryq dhe të prisni që të ndryshojnë vetë gjërat. Në muajin gusht duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja të dashurisë.

Gaforrja

Aspektet e Hënës të hënën do të rikthejnë ndjenjat në plan të parë. Për më tepër, Afërdita do të jetë sërish e fortë në gusht dhe do të përmirësojë jetën tuaj dashurore dhe profesionale. Për më tepër, do të keni një mundësi të re që mund ta shfrytëzoni shpejt, dhe nuk është domosdoshmërisht vetëm një.

Luani

Edhe të hënën sharmi, karizma dhe forca juaj nuk do të mungojnë, bukuria dhe forca juaj janë aty për t’i parë të gjithë dhe jeni gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes. Afërdita në këtë shenjë ka tendencë të jetë më romantike dhe magjepsëse. Në shtator do të fitoni një sfidë të rëndësishme.

Virgjëresha

Hëna do të jetë e fortë të hënën. Që tani e tutje duhet të përpiqeni të rregulloni llogaritë tuaja. Jupiteri ju imponon. Tani është e rëndësishme të rregulloni jetën tuaj ndërsa përpiqeni ta organizoni atë për javët e ardhshme. Biseda të mundshme familjare. Qëndroni të qetë për të mos krijuar polemika të mëtejshme

Peshorja

Marsi do të jetë në humor të mirë të hënën, duke ju inkurajuar të reagoni dhe të zgjoheni nga pasiguria. Në të kaluarën keni pasur shumë probleme, përplasje, konflikte edhe në punë dhe jo të varura nga vullneti juaj. Në gusht dhe shtator do të keni mundësinë të rikuperoni edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve.

Akrepi

Hëna do të jetë kundër, për këtë arsye do t’ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm, veçanërisht në shtëpi. Duhet kujdes në familje. Do të ndjeni lodhje. Shmangni diskutimet dhe përplasjet që shpesh lindin nga gjëra të parëndësishme. Në çdo rast, shtyjini diskutimet për ditët në vijim.

Shigjetari

Nëse përpiqeni të ndërmerrni diçka komplekse, rrezikoni të keni vështirësi përtej kontrollit tuaj. Duhet të fokusoheni te dashuria, Afërdita është shumë aktive deri më 5 gusht.

Bricjapi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, të hënën Hëna dhe Mërkuri do të jenë në një shenjë miqësore, duke iu dhuruar një 24 orësh shumë interesant. Sa më shumë të afrohet gushti, aq më shumë do të keni mundësinë të futni energji të re në jetën tuaj, përpiquni ta përdorni atë për të tentuar edhe sipërmarrje të çmendura në dashuri ose në profesionin tuaj.

Ujori

Hëna nuk sjell lajme të mira. Ju mund të shihni se tensioni juaj po rritet. Kini kujdes nga miqtë, nga mosbesimi, nga gënjeshtarët që fshihen aty ku nuk e prisni. Mbahuni fort sepse gushti do t’i rregullojë gjërat. Por tani për tani mendoni për të hënën, është më mirë të mos keni të bëni me askënd, duke pasur parasysh ditën e keqe astrologjike.

Peshqit

Mund të jeni shumë të ndjeshëm tani. Në gusht, Peshqit janë të pasigurt në dashuri dhe mund të kenë probleme. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, marrëdhënia juaj mund të vihet nën vëzhgim dhe të vihet në pikëpyetje. Mos thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni më vonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular