FOTOT/ Të gjithë e menduan si profesor, por ishte student! Ky është 70-vjeçari që u diplomua për mjekësi! Ja këshilla që jep ai për të gjithë

0
135

Të gjithë menduan se ai ishte profesori. Por i moshuari me flokë të thinjur ishte një student i mjekësisë në vitin e parë, ashtu si pjesa tjetër e klasës.

toh

“Familja dhe miqtë e mi u befasuan në fillim. Disa nga miqtë e mi menduan se isha i çmendur që doja të studioja mjekësi në këtë moshë”, tha Toh Hong Keng, raporton CNN.

Këtë korrik, në moshën 70-vjeçare, Toh u bë një nga studentët më të vjetër në botë që u diplomua për mjekësi.

“Nuk ishte gjithmonë e lehtë,” tha i sapodiplonuari në mjekësi në Universitetin Jugperëndimor PHINMA në Cebu, Filipine.

“Në moshën 65 deri në 70 vjeç, kujtesa, shikimi, dëgjimi dhe trupi im nuk janë aq të mira sa kur isha më i ri”, u shpreh ai.

Toh e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke punuar në shitjet e teknologjisë. Por në pension, çdo ditë për pesë vjet, ai u zhyt në tekstet e anatomisë, i ndihmuar edhe nga filxhanët e mëdhenj të kafesë.

Ai tregoi të gjithë vështirësitë që ka kaluar gjatë kësaj kohe, por për këdo që ka energji të mjaftueshme për të ndjekur rrugën e Toh, ai ka këtë këshillë: “Nëse keni një ëndërr të jeni mjek, mund ta bëni atë në çdo moshë.”

“Studimi i mjekësisë është intensiv dhe i gjerë, por nuk është aq i vështirë, është thjesht punë e vështirë.”